Secondary Adv

2 deri 8 vjet burg ata qe ndertojne pa leje


Komisioni parlamentar i Ligjeve zyrtarizon ndryshimet në Kodin Penal përsa i takon dënimit të personave që ndërtojnë pa leje. Ndërtimi apo punimi, i kryer pa leje, në tokë të vet, dënohet me burgim deri në një vit, po kjo vepër, e kryer për qëllime fitimi, në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.


Projektligji me vetëm dy nene,  propozon disa ndryshime në Kodin Penal, që synojnë ashpërsimin e dënimeve ndaj personave që cënojnë regjimin juridik të tokës. Propozimi i qeverisë për këtë vepër penale parashikon që në çdo rast ndëshkimi të jetë vetëm me burg, duke hequr mundësinë e aplikimit të dënimit me gjobë. “Ndërtimi apo punimi, i kryer pa leje, në shkelje të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar dhe në tokë të vet, dënohet me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer për qëllime fitimi, në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.


Dispozitat e këtij neni zbatohen sipas rastit edhe ndaj pronarit të ndërtimit, sipërmarrësit, mbikëqyrësit dhe zbatuesit të punimeve”, thuhet në nenin 2 të këtij pr/ligji, që parashikon riformulimin e nenit 199 të Kodit Penal. Gjithashtu, këto masa ndëshkuese propozohet që të shqyrtohen nga një trupë me 3 gjyqtarë, ndryshe nga sa ndodh deri më sot që merren në shqyrtim nga një gjyqtar i vetëm. Kjo do të minimizonte mundësitë për të ndikuar në masën e dënimit.
E veçanta e propozimeve nga qeveria konsiston dhe në faktin e ndëshkimit për herë të parë të gjithë zinxhirit të personave që mundësojnë kryerjen e një ndërtimi të paligjshëm, në sajë të financimit, të aftësive intelektuale apo të tjera specifike që duhen për të ekzekutuar një ndërtim a punim.


NDRYSHIMET E PROPOZUARA NË KODIN PENAL
NENI 1
Në kreun III, “Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, emërtimi i seksionit XI, “Vepra penale që cenojnë regjimin juridik të tokës”, ndryshohet dhe zëvendësohet me “Vepra penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve”.
NENI 2
Neni 199/a ndryshohet, si më poshtë vijon:
Neni 199/a
Ndërtim i paligjshëmNdërtimi apo punimi i kryer pa leje, në shkelje të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar dhe në tokë të vet, dënohet me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer për qëllime fitimi, në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Dispozitat e këtij neni zbatohen sipas rastit edhe ndaj pronarit të ndërtimit, sipërmarrësit, mbikëqyrësit dhe zbatuesit të punimeve.
NENI 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Më të lexuarat